Horror në Angli! Zbulohen 4 persona të vdekur në një shtëpi

4 persona, të gjithë nga e njëjta familje, u gjetën të vdekur mëngjesin e kësaj të premteje, në një shtëpi në Norfolk të Anglisë. Sipas asaj që shkruan BBC, trupat e pajetë u zbuluan pas një telefonate të fqinjëve.

Policia tha se viktimat, një burrë 45 vjeç, një grua 36-vjeçare dhe dy vajza, u zbuluan brenda banesës, të gjithë me shenja dhune në trup.

Hetuesit thanë se 3 prej viktimave jetonin në shtëpinë ku u zbuluan, ndërsa 36-vjeçarja kishte shkuar për vizitë. Identiteti i tyre nuk është bërë publik nga autoritetet, ashtu sikurse edhe shkaqet e vdekjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zyrtarët e policisë thanë se hetimet ishin në fazat e para dhe pavarësisht tronditjes që ngjarja ka shkaktuar tek komunitetit, ata i siguruan se nuk kishte rrezik. Policia konfirmoi se më 14 Dhjetor kishin marrë një telefonatë nga e njëjta shtëpi, në lidhje me rastin e një zhdukjes së një personi.

“Mund të konfirmojmë se të 4 u gjetën me plagë në trup dhe pritet që viktimat do t’u nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, tha policia për mediat vendase./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share