Turqia prezanton “Mollën e Kuqe”

Turqia prezanton një gjeneratë të re dronësh me motorë reaktivë si të avionëve të tjerë luftarakë që drejtohen nga pilotët. Ata quhen “Këzëlelma” ose Molla e Kuqe dhe e veçanta e tyre është se mund të përfshihen në beteja ajrore me avionë të tjerë, ndryshe nga dronët aktualë Bajraktar që përdoren vetëm për kryerjen e sulmeve ndaj objektivave në tokë.

Këto filmime u shpërndanë nga Ministria turke e Mbrojtjes dhe tregojnë momente nga fluturimet provë të kryera pranë një aeroporti ushtarak 85 kilometra në perëndim të Stambollit. Pamja e tyre duket si avionët luftarakë të gjeneratës së pestë, asaj më të fundit.

Ushtria turke po planifikon të krijojë një flotë ajrore me të këtij modeli që do të jetë pjesë e një aeroplanmbajtëseje të prodhuar për avionët amerikanë F-35, të cilat Uashingtoni nuk ia dorëzoi asnjëherë Turqisë, pas krisjes së marrëdhënieve për disa çështje ndërkombëtare. Dronët turq kanë luajtur rol vendimtar në disa konflikte, si në Azerbajxhan, Siri, Libi e së fundi në Ukrainë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share