Turqia e gatshme të organizojë një samit midis Ukrainës dhe Rusisë që lufta të ndalet

Turqia është e gatshme të organizojë një samit midis Ukrainës dhe Rusisë që lufta mes tyre të ndalet.

Kështu tha presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, të premten pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në Stamboll, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësi turk dhe ai ukrainas, diskutuan zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, sigurinë e anijeve në Detin e Zi, duke përfshirë marrëveshjen e drithërave të zhdukur dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, sipas të dy palëve.

Takimi mes Erdoganit dhe Zelenskyt, vjen përpara një vizite të pritshme të presidentit rus, Vladimir Putin, pas zgjedhjeve në Rusi më 15-17 mars.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share