Erdogan: Kilicdaroglu nuk mund të fitojë zgjedhjet duke mbështetur organizatat terroriste

Recep Tayyip Erdogan ka dhënë një intervistë me rastin e raundit të dytë të zgjedhjeve në Turqi dhe ka sulmuar Kemal Kilicdaroglu, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me terroristët, pasi është aleat me kurdët.

“Unë do të doja të falënderoja qytetarët e mi për pjesëmarrjen rekord. Kjo ishte një festë e madhe e një demokracie të denjë për Turqinë. Ndoshta është unike në botë. Pjesëmarrja arriti në 90%.

Dëshiroj të falënderoj të gjitha partitë politike, kandidatët, organizatat mediatike dhe forcat e sigurisë. Kemi arritur të marrim 49.5% të votave”.

“Ne do t’i shfrytëzojmë mirë 12 ditët,” tha ai për CNN Turk.

Ai tha gjithashtu se “ ne kemi qenë gjithmonë të sinqertë, nuk kemi gënjyer kurrë.

“Ne nuk e kemi nënvlerësuar kurrë mençurinë e kombit tonë. Ne do të mbajmë të gjitha premtimet tona. Do t’i zbatojmë kur të marrim mandatin e popullit në 28 maj. Kombi ynë ka dëshmuar se e refuzon komplotin.

Opozita duhet të kuptojë se nuk mund të fitojë zgjedhje duke mbështetur organizatat terroriste. Kombi nuk voton për organizatat terroriste. Ne presim që Kilicdaroglu t’i bëjë një nder vetes dhe të praktikojë politikë të pastër.”

“Sjellja e partisë së tij dhe Kilicdaroglu ishte klasike. Ata nuk i ndalën përpjekjet e tyre për të mashtruar kombin. Ata nuk mund të ndalojnë së gënjyeri. Është bërë zakon për ta.

Edhe pse e dinin se ishim përpara, thanë “ne jemi përpara, do të fitojmë”. Ata nuk kanë turp dhe nuk skuqen kur zbulohet e vërteta. Kur të fitojmë, askush në vend nuk do të jetë humbës”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share