Turqia apel Kremlinit, rikthe Krimenë

Erdogan: Putin i gatshëm që t’i japë fund luftës

Sipas tv amerikan PBS ndër liderët që kane ndikim ne zgjidhjen e shumë çështjeve me rëndësi globale është edhe Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë.

Nga Ukraina, në Rusi, në NATO, sipas gazetares Judy Ëoodruff lideri i Turqisë moderne ka ndikim të madh si në lindje ashtu edhe në perëndim.  Erdogan në intervistë për televizionin amerikane deklaroi se tokat e pushtuara nga Rusia duhet t’i kthehen Ukrainës, përfshirë Krimenë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse vendoset paqja në Ukrainë, padyshim që kthimi i tokave që janë pushtuar do të bëhet shumë i rëndësishëm. Putini ka ndërmarrë disa hapa. Tokat e pushtuara do t’i kthehen Ukrainës.  Gjithçka që duam të bëjmë dhe duam të shohim është ta përfundojmë këtë betejë me paqe, qoftë Putin, qoftë Zelensky, unë gjithmonë e kam kërkuar dhe rekomanduar këtë”, është shprehur Erdogan.

Më e rëndësishmja është se lideri turk gjatë intervistës ka bërë të ditur se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe se ai duket i gatshëm që t’i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.

“Në Uzbekistan, u takova me presidentin Putin dhe patëm diskutime shumë të thella me të. Dhe ai po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj situate sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse si po shkojnë gjërat, tani është mjaft problematike. 200 pengje do të shkëmbehen pas një marrëveshjeje mes palëve. Mendoj se do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara,” ka thënë Erdogan.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share