Aeroplani merr flakë në ajër (VIDEO)

Një aeroplan mallrash Boeing 747-8 i Atlas Air u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit pasi pësoi një dështim të motorit menjëherë pas ngritjes.

“Ekuipazhi ndoqi të gjitha procedurat standarde dhe u kthye i sigurt në aeroport”, thanë nga Atlas Air në një deklaratë, duke shtuar se do të kryejnë një hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit, i cili ndodhi mbrëmë vonë.

Videot e pakonfirmuara në Platformën X tregojnë flakët që shpërthejnë nga krahu i majtë i avionit që sapo ishte ngritur në ajër, përcjell KlanM.

Bëhet fjalë për një Boeing 747-8, sipas të dhënave të “Flightware”. Boeing 747-8 fuqizohet nga katër motorë General Electric.

Departamenti i Zjarrfikësve të Majamit ka intervenuar në aeroport, ndërsa nuk ka patur raportime për të lënduar. Për momentin nuk dihet se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplan. Boeing nuk pranoi të komentojë mbi incidentin, ndërsa FAA dhe General Electric nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters për koment./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share