Turqi: Të dielën zgjedhje lokale, do të votojnë mbi 61,4 milionë qytetarë

Gjithsej 61.441.882 votues do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Turqi më 31 mars.

Për herë të parë do të votojnë 1.032.610 të rinj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në zgjedhje do të marrin pjesë kandidatët e 34 partive politike dhe në vend do të hapen mbi 206 mijë vendvotime.

Do të zgjidhen kryetarët e 81 qendrave rajonale, si dhe 973 qyteteve më të vogla dhe mbi 50 mijë kryetarë bashkish.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan do të votojë në shkollën Safet Çebi të Stambollit, si zakonisht. Ai pritet të qëndrojë në Stamboll deri në mbrëmje dhe më pas të niset drejt kryeqytetit Ankara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share