Tupançevski: Kodi Civil sfidë serioze në agjendën legjislative

ME KODIN E RI CIVIL I AFROHEMI TENDENCAVE MODERNE TË MODIFIKIMIT TË LEGJISLACIONIT CIVIL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Është mbajtur seanca konstituive e Grupit të Punës për përpunimin e Kodit Civil të Maqedonisë së Veriut, që sipas Ministrit të Drejtësisë, Nikola Tupançeski, paraqet një sfidë serioze lidhur me agjendën legjislative.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot është edhe një mundësi praktike për realizimin dhe zbatimin e agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, mbajtja e një seance konstruktive të grupit të punës për përgatitjen dhe hartimin e Kodit Civil të RVM-së, është një sfidë serioze në axhendën legjislative dhe në atë që quhet kodifikimi i një legjislacioni i cili deri vonë por dhe për momentin sipas rregulloreve pozitive është i fragmentuar”, deklaroi Ministri iDrejtësisë Nikola Tupançevski.

Nga Gruoi I punës thanë se përgatitja e Kodit Civil do të jetë një nga reformat më rëndësishme në 30 vitet e fundit në sferën e drejtësisë

“Ky ligj do të sigurojë siguri më të madhe juridike dhe ushtrim më të lehtë të të drejtave të qytetarëve. E drejta civile do të përbëhet nga pesë pjesë: pjesa e përgjithshme e së drejtës civile, pjesa për marrëdhëniet pasurore, pjesa për marrëdhëniet e obligacioneve, pjesa e katërt do t’i kushtohet marrëdhënieve juridike trashëgimore dhe pjesa e pestë për marrëdhëniet juridike familjare. Me hartimin e Ligjit Civil, versioni i parë i të cilit duhet të jetë gati për dy vjet, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkohet numrit më të madh të vendeve evropiane që kanë ligje civile, deklaroi Dejan Mickoviq, nënkryetar i grupit të punës

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se në kuadër të projektit për përpunimin e Kodit Civil, anëtarët e Komisionit do t`i kenë parasysh të gjitha ligjet bashkëkohore civile si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtate  Njeriut si dhe dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share