Do të zgjerohet lista me produktet “çmimi i garantuar”!

MASAT ANTI-KRIZË DO TË PUBLIKOHEN JAVËN E ARDHËSHME

Qeveria ka marrë vendim për zgjerimin e listës së produkteve me “çmim të garantuar”, dhe se kjo masë duhet të jetë e vlefshme deri në fund të vitit dhe jo deri në fund të nëntorit siç ishte paralajmëruar fillimisht. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se pret që inflacioni të jetë nën 6% deri në fund të vitit, përcjellë KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Me të gjitha masat që po marrim, jam shumë optimist se deri në fund të vitit do të arrijmë ta çojmë inflacionin nën gjashtë për qind. Tashmë kemi treguar se mund ta ulim inflacionin dyfish vetëm për një vit”, tha Dimitar Kovaçevski.

Masat anti – krizë janë gati dhe do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme shtoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Me shumë gjasa në mes të javës së ardhëshme do të publikohen masat anti-krizë dhe do të fillojnë me realizimPërndryshe dje ministria e Financave ka ndarë paketin me masat anti-krizë me instiucionet tjera të cilët janë të kyçura në krijimin e saj”, tha Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi u tall me deklaratat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

“Mendova se do të më pyesni për qiellin… do të fillojmë te merremi me marsin dhe yjet”.

Ndryshe javë më parë Mickoski deklaroi se qeveria në krye me BDI dhe LSDM kanë humbur rrugën në oborrin e tyre duke shtuar se ata kanë harruar se me çfarë halle ballafaqohen qytetarët me çmime të larta si në Europë ndërsa me paga si në vende afrikane./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share