Bayern mban kreun, bavarezët mundin në transfertë Freiburg

Dortmund përgjigjet me fitore ndaj Union Berlin

Bayern Munich fitoi takimin e javës së 27 të Bundesligës kundër Freiburgut me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Matthijs de Ligt në minutën e 51 të lojës. Freiburg, që eliminoi bavarezët nga Kupa e Gjermanisë pak ditë më parë, iu afrua golit me Ritsu Doan që goditi shtyllën dhe Salain, që iu mohua goli nga portieri Yann Sommer.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është fitorja e dytë radhazi në kampionat për trajnerin Tomas Tuhel. Bayern vazhdon që të mbajë kryesimin e Bundesligës, në kuotën e 58 pikëve, dy më shuëm se sa Borusia Dortmund që mposhti Union Berlinin me rezultatin 2-1 në shtëpi.

Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 28 me Malen. Behrens barazoi rezultatin në të 61’.

Por 18 minuta më pas, zëvendësuesi Moukoko realizoi golin e fitores.

Union Berlin ngelet në vend të tretë në kuotën e 51 pikëve. Në takimet e tjera të javës së 27, Leverkusen mundi Eintraht 3-1, Koln fitoi ndaj Ausburgut me të njëjtin rezultat në transfertë, ndërsa Mainz barazoi 2-2 me Verder.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share