Tuberkulozi: RMV-ja në grupin e vendeve me incidencë të ulët të infektimeve

Covid-19 ka cënuar kontrollin ndaj tuberkulozit

Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve me tuberkulozë vazhdimisht shënon rënie, por kjo sëmundje vazhdon të jetë e pranishme. Vitin e kaluar janë zbuluar 144 raste me tuberkulozë, njofton KlanM.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se pandemia me COVID-19 ka kompromituar kontrollin e kësaj sëmundjeje.

Drejtori i institutit për sëmundje të mushkërive, Sead Zejnel, tha se momentalisht në këtë repart janë vetëm 11 pacient të moshave nga 20 deri në 60 vjeç.

“Tek shteti jonë në 15 vitet e fundit RMV-ja ka pasur një rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja të pacienteve të infektuar me tuberkulozë, ku që nga viti 20219 në jemi pjese e grupit të vendeve me incidencë të ulet të cilat kanë më pak se 10 raste për 100.000 banorë”, thotë Seat Zejnel, drejtor j Institutit për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit.

Sipas të dhënave të fundit të organizatës botërorë të shëndetësisë në vitin 2021 janë regjistruar 10.6 milion raste të reja të tuberkulozit që është e barabartë me 134 raste në 100.000 banorë për të njëjtin vit. Dhe sipas përfaqësueses speciale të OBSH-së për Maqedoninë e Veriut Anne Johansen është vend me shkallë të ulet të rasteve por theksoi se është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku për siç tha në luftën që t’i japim fund tuberkulozit.

“Siç edhe dëgjuam Maqedonia e Veriut llogaritet si vend me shkallë të ulët sepse ka më pak se 10 raste në 100.000 banorë në vit”, tha Anne Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së në RMV.

Ndryshe, Situata e tuberkulozit në vend u bë temë e vëmendjes pasi një foshnjë dhjetë muajsh ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup për shkak të komplikimeve nga sëmundja. Edhe nëna e tij ishte pozitive. Më pas në Klinikën e Fëmijëve është konfirmuar pozitiv me tuberkuloz edhe një fëmijë tjetër dy vjeç e gjysmë, sot u konfirmua se për 39 persona tjerë që u testuan për tuberkulozë në spitalin e “Kozlës” dhe të gjithë janë negativ./KlanMacedonia

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share