Trupat shqiptare në ndihmë të Greqisë për zjarret, reagon Mitsotakis: Faleminderit!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për dërgimin e trupave zjarrfikëse dhe mjeteve që do të ndihmojnë për shuarjen e zjarrit.

“Falenderimet tona për Shqipërinë që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 mjete që të na bashkohen ndërsa luftojmë zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit, Shqipëri”, shkruan Mitsotakis në postimin e tij në rrjetet sociale ku ka etiketuar edhe Kryeministrin Rama.

Zjarret masive në Greqi vijojnë të jenë jashtë kontrollit në zonat përreth Aleksandropolit, atje ku të martën u gjetën të shkrumbuar në pyjet e djegur edhe trupat e 18 emigrantëve të jashtëligjshëm.

Fillimisht Greqia deklaroi se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësore dhe nuk ishte e nevojshme të dërgohej ndihmë nga Shqipëria. Disa orë më vonë u bë me dije se forcat shqiptare do të shkonin drejt Greqisë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share