Macron, Scholz dhe Meloni i nisin letër Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.

Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit evropian.

Macron, Scholz dhe Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se dje të tre liderët evropianë i kanë dëgruar letër të ngjashme edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç./klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share