Trump thotë që ka më shumë padi se kryegangsteri amerikan Al Kapone

Donald Trump nuk resht së bëri komente të çuditshme.

Së fundmi e bëri njëfarë krahasimi interesant të tij me Al Kaponen, njërin prej kriminelëve më me nam të historisë amerikane, teksa foli për përndjekjet që po ia bën shteti.

Ish presidenti, i cili po garon sërish për t’u kthyer në pozitën e njeriut më të fuqishëm në botë, tha gjatë një tubimi me qytetarë në qytetin Mason të shtetit Ajoua, se ka më shumë aktakuza se kryegangsteri që dominoi krimin e organizuar në Chicago e më gjerë, në vitet 30 të shekullit të kaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë kam më shumë aktakuza se Al Kapone. A keni dëgjuar ndonjëherë për Al Kaponen? Po, kjo është e vërtetë. Alfonso Kapone, Alfonso Kapone i madh! Por, mua më bënë edhe me keq se Al Kaponës”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Trump ka kaluar nëpër një periudhë raportesh jo shumë miqësore me drejtësinë amerikane, prejse humbi zgjedhjet për t’u rizgjedhur president i shtetit, më 2020. Ai ndiqet penalisht me akuzat për nxitje të trazirave të janarit 2021 në Capitol, të cilat kishin për cak pengimin e Xho Bajdenit ta marrë pushtetin. Po ashtu, republikani është në llupë të prokurorisë edhe si i dyshuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara top sekret.
Edhe paditë civile nuk janë të panjohura për të.

“Kisha një periudhë kur u akuzoja aq shpejt saqë ne nuk e dinim se nga dreqin po vinin ato padi. Nëse po fluturoja mbi një shtet të kaltër (demokrat) me avionin tim të bukur, të nesërmen do të akuzohesha. E mira e krejt kësaj është se unë jam 25 pikë më lart se ku do të mund të isha”, vazhdoi ai.
Trump shërbeu si president i Amerikës nga 2016 deri më 2020, kur i humbi zgjedhjet prej demokratit Xho Bajden.

Votimet e radhës për kryetar të Shteteve të Bashkuara mbahen më 5 nëntor

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share