Trump skualifikohet nga fletëvotimi në Illinois

Gjykatësja e shtetit mbështet votuesit për rolin e ish-Presidentit në Kapitol në 2021, rezultati do të vendoset nga gjykata e Lartë e SHBA

Një gjykatëse e shtetit të Illinois ka ndaluar ish-presidentin amerikan Donald Trump të paraqitet në zgjedhjet presidenciale republikane të Illinois për shkak të rolit të tij në kryengritjen në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.

Gjyqtarja e qarkut të Cook County, Tracie Porter, mbajti anën e votuesve të Illinois, të cilët argumentuan se ish-presidenti duhet të skualifikohet nga votimi paraprak i shtetit të 19 marsit dhe votimi i përgjithshëm i zgjedhjeve të 5 nëntorit për shkeljen e klauzolës kundër kryengritjes të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rezultati përfundimtar i çështjes së Illinois dhe sfida të ngjashme ka të ngjarë të vendoset nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. Porter tha se do të priste si fillim vendimin në gjykatat e Apelit të Illinois. Grupi Free Speech For People, i cili udhëhoqi përpjekjen e skualifikimit të Illinois, e vlerësoi vendimin si një fitore historike. Trump e cilësoi këtë si një vendim jokushtetues që do ta apelojë.

Kolorado dhe Maine më herët e hoqën Trumpin nga fletëvotimet e tyre të shtetit për shkak të kryengritjeve në 6 janar në Kapitol në një përpjekje për të penguar Kongresin që të vërtetonte fitoren e zgjedhjeve të demokratit Joe Biden në vitin 2020. Gjykata e Lartë ende po shqyrton skualifikimin e Trump nga fletëvotimi në Kolorado edhe pse u shfaqën skeptikë ndaj vendimit gjatë argumenteve në këtë çështje, duke shprehur shqetësime në lidhje me marrjen e veprimeve gjithëpërfshirëse nga shtetet që mund të ndikojnë në zgjedhjet kombëtare.

Ndërkaq nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rënë dakort që të marrë në shqyrtim çështjen nëse ish- Presidenti Trump mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 dhe sipas saj një vendim mund të merret së shpejti.

Në një deklaratë të Gjykatës së Lartë thuhet se organi më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojë se, “nëse, dhe në qoftë se po, deri në çfarë mase gëzon imunitet presidencial nga ndjekja penale një ish-president, për veprime që supozohet se përfshinin akte zyrtare gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjykata e Lartë ka mbajtur qëndrimin se presidentët gëzojnë imunitet nga ndjekja civile lidhur me vendimet e marra gjatë kohës në detyrë. Gjykatat më të ulëta kanë hedhur poshtë pretendimet e Trump se ish presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet që kanë të bëjnë me postin zyrtar. Në muajin prill, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet e një prej më shumë se 1200 individëve të akuzuar për trazirat në ndërtesën e Kongresit në janar të vitit 2021.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share