Trump fiton në Iowa: Koha të bashkojmë vendin

Gara brenda republikanëve, Ron Desandis u rendit i dyti ndërsa Nikki Haley e treta

Donald Trump siguroi një fitore të madhe në garën e parë presidenciale republikane në Iowa, duke pohuar edhe njëherë epërsinë mbi partinë pavarësisht se përballet me një sërë akuzash penale.

Me 95% të votave të pritshme të numëruara, Trump arriti që të siguronte 51%, ndërsa DeSantis 21% dhe Haley 19%, sipas Edison Research. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u rendit në vendin e dytë, duke lënë pas ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley. Ndërkohë sipërmarrësi i bioteknologjisë Vivek Ramasëamy i cili kishte shkaktuar bujë në debatet e hershme arriti që të merrte vetëm 8% të votave dhe u largua nga gara duke mbështetur Trump.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish-presidenti amerikan falenderoi mbështetësit dhe u shpreh se fitorja e tij do të rregullojë shumë probleme me të cilën përballet bota sot.

“Kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Është hera e tretë që ne fitojmë. Por kjo është më e madhja. Dua të përgëzoj Ron dhe Nikin që kaluan një kohë të mirë së bashku. Mendoj se ata të dy ia dolën shumë mirë.”

Mes të tjerash Trump u shpreh se nëse arrin që të bëhet president sërish do të mbyllë kufirin me Meksikën me argumentin se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit, dhe se ata që hyjnë në vend vijnë nga burgje, “qeliza “terroriste”. Ai u zotua se do të japë shumë shpejt edhe një zgjidhje të konflikteve si në Ukrainë edhe në Gaza.

Fitorja e tij pasqyron popullaritetin që ish-presidenti amerikan ka në mesin e votuesve republikanë pas akuzave për përfshirjen e tij në sulmin e 6 Janarit 2021 në Kapitolin e SHBA për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e 2020, mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë dhe falsifikimit të të dhënave të lidhura me pagesat ndaj ish-yllit pornografik Stormy Daniels.

Gati dy të tretat e pjesëmarrësve mendojnë se ish-presidenti amerikan është figura më ideale për të drejtuar SHBA-në pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tij. Trump ka anashkaluar të pesë debatet republikane deri më tani dhe duke iu shmangur kryesisht premtimeve dhe politikave që ndjekin shumica e kandidatëve përpara votimit. Iowa është ndër shtetet e para ku votuesit republikanë zgjedhin kandidatin e tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share