Kryebashkiaku i Mariupolit: “Tradhtarët” u dhanë rusëve koordinata jetike në fillim të pushtimit

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko ka thënë për BBC News se shkatërrimi i infrastrukturës së qytetit në fillim të pushtimit ishte i mirëkoordinuar.

“Ata dinin se ku të bombardonin. Kishte shumë tradhtarë që jepnin koordinata. Gjithçka që kishim, gjithçka që konsiderohet infrastruktura kritike e qytetit, u shkatërrua në shtatë ditët e para. Ka 15 qendra për furnizime me energji në qytet. As kryetari i bashkisë nuk e dinte se ku ishin të gjithë. Dhe ata i dinin dhe brenda një jave i shkatërruan të gjitha. Qyteti mbeti pa drita”, është shprehur ai.

Boichenko thotë se pikat për furnizimin me ujë, linjat e komunikimit dhe magazinat që ruanin ushqime dhe ilaçe ishin gjithashtu në shënjestër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, ka akuzuar se tradhtarët janë deputetë të këshillit të qytetit nga partia pro-ruse “Platforma e opozitës – Për Jetën”.

“Ata sundojnë qytetin nën pushtimin rus”, është shprehur ai./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share