Treshja e BE-së: Jo zgjedhjeve të parakohshme – momenti për ndryshimet Kushtetuese

“PA FUTJEN E BULLGARËVE NË KUSHTETUTË, VENDI DO TË MBETET I IZOLUAR”

Interesat shtetërore të vendosen para atyre partiake – ishte mesazhi i BE-së dërguar Qeverisë dhe opozitës, njofton KlanM.

Ndryshimet kushtetuese janë çështje e brendshme, por pa futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, Maqedonia e Veriut do të ngec në rrugën drejt BE-së dhe do të mbetet e izoluar.

“Vrapuat një maratonë të madhe dhe nuk duhet të ndaleni në pengesën e fundit” – ishte mesazhi i treshes së diplomatëve nga Austria, Çekia dhe Sllovakia të cilët, sic njofton KlanM, dje ishin për vizitë zyrtare në vend, me propozim të shefit të diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell.

Sic thanë diplomatët evropian, ndryshimet kushtetuese janë mundësia e vetme për vazhdimin e rrugës evropiane, kurse Sofjes iu dërgua mesazhi që të veprojë në mënyrë strategjike. Sipas tyre, vendit nuk I duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se do të ishin kundërproduktive.

VMRO-DPMNE-ja, pas takimeve me ministrat e vendeve anëtare të BE-së, edhe një herë përsëriti qëndrimi se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese sipas diktatit bullgar. Sipas opozitës, vendi duhet që në mënyrë thelbësore të fokusohet në procesin reformues. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share