Ministrja e Jashtme Bullgare: Nuk doja të jem në Shkup me Lavrovin!

“ERDHA VETËM PËR TË RESPEKTUAR KRYESUESIN E OSBE-së”

“Nuk mund të qëndroj në një tavolinë me njerëz që kanë manifestime antibullgare dhe anti-evropiane” – ka deklaruar Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Marija Gabriel, njofton KlanM.

Ajo, sic percjell KlanM lajmin e Agjencisë bullgare të lajmeve BGNES, ka komentuar pjesëmarrjen e Bullgarisë në Samitin e OSBE-së në Shkup, ku qëndroi disa orë në Maqedoninë e Veriut dhe sikurse Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, u largua nga Shkupi para mbërritjes së Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Isha në Shkup për ta respektuar Kryesuesin e OSBE-së. Kishte një darkë me liderët evropian, ku secili prej nesh duhej të deklaronte se jemi aty për shkak se nuk duam ta firmosim vdekjen e OSBE-së. Pas darkës, mendoj se, fizikisht nuk duhej të isha aty dhe u largova. Nuk dua të marrë pjesë me përfaqësues të vendeve që na kanë shpallur armiq” – tha Marija Gabriel – ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Bullgaria, sic njofton KlanM, nuk lejoi që avioni i Lavrovit ta shfrytëzojë hapësirën ajrore bullgare, për shkak se në këtë fluturim ishte e pranishme edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e sanksionuar nga autoritetet e BE-së.

Lavrovi erdhi dhe u largua nga Shkupi përmes Greqisë, kurse Zaharova veprimin e Sofjes zyrtare e quajti “marrëzi të rrezikshme”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share