Trendi i Republikanëve “Fasha në vesh” në mbështetje të Trump-it

Vendosja e fashave te rreme ne veshin e djathte eshte trendi me i ri ne konventen republikane qe zhvillohet prej disa ditesh ne Milwaukee.

Vendosja e fashave te rreme ne veshin e djathte eshte trendi me i ri ne konventen republikane qe zhvillohet prej disa ditesh ne Milwaukee.

Delegatet e Arizones permes ketij gjesti simbolik kane treguar se jane solidarizuar me ngjarjen e rende qe i ndodhi ne Pensilvani dhe se e mbeshtesin forte ne rrugetimin e tij drejt Shtepise se Bardhe.

Ne konventen republikane, kandidati per zevendes President James David Vance u zotua për të luftuar për amerikanët e klasës punëtore që ai argumentoi se ishin lene mënjanë dhe harruar nga demokratët.

Duke iu prezantuar miliona amerikanëve, senatori i Ohajos sulmoi politikanët e karrierës si presidenti Joe Biden ndersa tha se Trump ishte shpresa e fundit më e mirë për amerikanët.

Ai u ndal edhe tek atentati ndaj Trump ne Pensilvani.

“Ata e akuzuan si tiran. Ata thanë se ai duhet të ndalohet me çdo kusht. Por si u përgjigj Trump? Ai bëri thirrje për unitet kombëtar, për qetësi kombëtare.”

Ai së fundmi ka moderuar qëndrimin e tij për abortin për t’u lidhur me platformën zyrtare republikane, e cila thotë se çështja duhet të vendoset nga shtetet individuale.

Ai nuk e përmendi luftën në Ukrainë gjatë fjalimit të tij dhe nuk foli fare për politikën e jashtme, e cila ishte tema e ditës së tretë të konferencës së partisë.

Konventa katër-ditore do të kulmojë me fjalimin e Trump, kur ai zyrtarisht pranon nominimin e partisë për t’u përballur me demokratin Joe Biden në një ripërsëritje të garës së tyre si ne vitin 2020.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share