Ekspertët shqetësohen me variantin e ri të Covid: Pirola përhapet shpejt

Një variant i ri i Covid-19 është duke shqetësuar ekspertët. Bëhet fjalë për Pirolën, një mutacion i Omicron-it që shpërtheu në vitin 2021 duke shkaktuar një rritje të rasteve dhe vdekjeve me Covid.

“Kur Omicron goditi në dimrin e vitit 2021 pati një rritje të rasteve me Covid-19 sepse ishte ndryshe nga varianti Delta dhe shmangte imunitetin e shkaktuar si nga infektimi natyral dhe vaksinimi”, tha specialisti Scott Roberts për buletinin “Yale Medicine” sipas New York Post.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në buletin theksohet se ka disa arsye për t’u shqetësuar me versionin e ri të koronavirusit pasi “ka më shumë se 30 mutacione në proteinën e saj”, duke iu referuar proteinave në sipërfaqe të virusit që e lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e njerëzve.

“Këto lëvizje masive të cilat i kemi parë edhe nga Delta tek Omicron janë shqetësuese”, tha Roberts.

Tre pyetjet që përballen ekspertët tashmë janë, se sa e transmetueshme është Pirola, a do ta kalojë imunitetin e krijuar dhe sa vdekjeprurës është.

“Askush nuk e di për momentin, por po bëhen studime”, tha Roberts.

Varianti Pirola u zbulua fillimisht në Izrael. Më vonë u pikas edhe në Kanada, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Afrikë e Jugut, Suedi, Norvegji, Zvicër dhe Tajlandë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share