Trendafilov: Greva për pagat në FSSH – vendimi tashmë është miratuar!

Punonjësit në Fondin për Sigurim Shëndetësor kanë vendosur ta aktivizojnë grevën e anuluar, pasi Qeveria rekomandoi uljen e pagave për 21%.

Me këtë vendim mund të preken mbi 830 punonjës në këtë Fond dhe nëse ulen pagat, 25% do të kenë paga nën minimalen, kurse 25% paga minimale.

Ministria e Financave kishte theksuar se nhuk bëhet fjalë për ulje të pagave, por po bëhen përpjekje të sërishme për rritjen e tyre që do të ketë implikime fiskale ndaj buxhetit të Fondit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, ka theksuar se punonjësit do të protestojnë edhe nëse kalojnë një sërë ligjesh me të cilët pushteti dëshiron t`i zvogëlojë pagat.

“Informacionet që i kam si Kryetar i Lidhjes së Sindikatave, është miratuar vendimi për grevë. Greva është një masë jo e popullarizuar. Kuptohet se ekzistenca e punëtorëve është më e rëndësishme dhe nuk mund të punohet me ulje të pagave për 21% dhe kanë vendosur të hyjnë në grevë. Nuk janë fajtorë punonjësit, po rata që bëjnë politikën. Presim që Këshilli Drejtues të merr vendim të drejtë dhe të mos bllokohet funksionimi i FSSH-së”, shprehet Slobodan trendafilov, kryetar i LSM-së.

Greva pritet ta paralizojë Fondin për Sigurim Shëndetësor, me çka një numër i madh i shërbimeve do të anulohen.

Sipas paralajmërimeve, greva do të nis të hënën. Në të gjitha njësitë rajonale vetëm një person do të angazhohet për të pranuar dokumente. Do të punohen vetëm dokumentet urgjente, me çka do të vehet në pikëpyetje shfrytëzimi I shumë shërbimeve që janë të domosdoshme për qytetarët si dhe pagesa e pagave për shëndetin publik./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share