“Gjithçka ose asgjë”: Kolumna e Bujar Osmanit jehonë në Bruksel!

Röpke për KlanM: Ne nuk mund t’i zhgënjemë më vendet e Ballkanit

Kolumna e 3 shtatorit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka patur jehonë në Bruksel.

Mesazhi i Osmanit për ndryshimin e qasjes “Gjithçka ose asgjë” lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, sic njofton për Klan M korespodentja nga Brukseli, Erisa Zykaj, është marrë si shembull nga Presidenti i Komitetit Europian  Ekonomik dhe Social (EESC), Oliver Röpke.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke ju referuar deklaratës së Osmanit, Ropke ka shpalosur sërish vendosmërinë e tij në detyrën e re si president i ri i komitetit ekonomik dhe social (EESC) jo vetëm për t’a vendosur zgjerimin si prioritet, por për të krijuar dinamikën e nevojshme për integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Gjërat po ecin përpara. Secili është i vetëdijshëm për të dhënë një sinjal të fortë politik kundrejt Ukrainës dhe Moldavisë. Por kjo nuk do të thotë që ne do t’i lëmë vendet e Ballkanit Perëndimor anash. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë sërish në qendër të vëmendjes. Jam tërësisht i angazhuar për të hedhur hapa konkret për integrimin e këtyre vendeve. Ne nuk mund t’i zhgënjemë më këto vende, pasi mbështetja për zgjerimin është ende e lartë, por qytetarët nuk besojnë më që kjo do ndodhë në një kohë të arsyeshme. Kjo duhet të ndryshojë. Qasja e duhur është qasja graduale me hapa konkrete, siç është përfshirja e shoqërisë civile nga vendet e rajonit në disa struktura të komitetit ekonomik dhe social” – është shprehur presidenti Röpke për korespodenten e Klan Maqedoni nw Bruksel, Erisa Zykajn.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share