SHITËSIT PJESËRISHT ULIN ÇMIMET E FRUTAVE DHE PERIMEVE
Hyri në fuqi masa për ngrirjen e çmimeve të disa lloje të frutave dhe perimeve, njofton KlanM.
Bëmë një xhiro në disa tregje e masa nuk respektohej plotësisht. Shitësit e tregjeve ankohen se nuk janë ulur çmimet me shumicë e për këtë as ata nuk mund të respektojnë plotësisht masat e Qeverisë.
“Diçka është zvoglu, disa jo.
Pse?
Se aty ku i blejmë janë të larta çmimet.
Sa është qepa?
Qepa është 80 denarë.
Domatet?
Domatet 100.
Trangujt?
Ato 80 denarë.
Lulelakra?
50 denarë”.
“Portokolli sa është?
40 denarë, limoni sa është? 70 denarë.
Kemi mungesë të qepës dhe për atë është shtrenjtë”.
E për qytetarët, sic njofton KlanM, kjo masë është populiste dhe se kjo nuk ndikon fare në mirëqenjen e tyre.
“Nuk janë ulur çmimet në treg, disa produkte po por shumë pak. Nuk ndjehen këto ulje të çmimeve. Nese kam harxhuar 400 denarë edhe 20 denarë shtesë nëse i jep ajo nuk do të ndikojë në buxhetin tim. Kjo është vetëm popullizëm.
“Jeta është e shtrenjtë, aq.”
Në tregtinë me pakicë, sic njofton KlanM, nga sot kilogrami domate të freskëta duhet të shitet më së shumti 70 denarë për kilogram, tranguj e freskëta deri në 75 denarë për kilogram, kilogrami qepë deri në 60 denarë, një kilogram lulelakër deri në 70 denarë, një kilogram speca jeshil të freskët deri në 90 denarë, një kilogram fasule deri në 75 denarë, një kilogram thjerrëza deri në 110 denarë, një kilogram banane deri në 70 denarë, kilogram portokaj deri në 55 denarë, kilogram mandarina deri në 60 denarë dhe kilogram limon deri në 55 denarë. Ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftoi se po bënë kontrolle e nëse shkelet masa do të shqiptohen gjoba në shuma mbi 2.5 milionë denarëve. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi