Tre të lënduar në një aksident në autostradën Shkup – Tetovë

Mbrëmjen e djeshme në ora 23:00 në SPB Shkup është raportuar se në unazën e qytetit të Shkupit, në magjistralen Shkup – Tetovë, pas kryqëzimit Volkovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit me drejtues 35-vjeçarin M. Lj. nga fshati Kopanicë, Shkup, si dhe automjeti i pasagjerëve “Reno Clio” me targa regjistrimi Tetovë, i drejtuar nga 64-vjeçari K.Z. nga Tetova dhe një kamion tip “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga 50-vjeçari A.F. nga Gostivari, njoftoi MPB-ja.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Lj dhe një pasagjere nga vetura Renault Clio, S.Z.(61) nga Tetova dhe K.Z kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe Kompleksi klinika “Nënë Tereza”, njofton MPB.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share