Transportuesit privat nesër bllokojnë tre udhëkryqet më të frekuentuara (VIDEO)

Mickoski: Kovaçevski dhe Arsovska bëjnë kontrata të dyshimta

Rreth 200 autobusë nesër që nga mëngjesi do t’i bllokojnë në tërësi udhëkryqet më të frekuentuara të vendit edhe atë tek “Mavrovasja”, Kryqi i Kuq dhe rrugën “Ilindenska”, kështu paralajmëruan drejtorët e shoqatave të transportuesve “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”. LSDM dhe VMRO-DPMNE deri më tani janë akuzuar mes vete pa gjet ndonjë zgjidhje për transportuesit privat. E sot kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha Kovaçevski dhe Arsovska bëjnë kontrata të dyshimta dhe të fshehta.

“Mesazhi im deri të kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe deri te Kovaçevski është që kur të takohen në mbledhje të fshehta në Qeveri, të merren vesh për gjëra thelbësore që do t’i ndihmojnë transportuesit por edhe qytetarëve. Kaosi që po ndodh i frustron të gjithë qytetarët dhe i bën nervoz dhe kjo nuk është e mirë dhe prandaj duhet të paktën kur takohen në ato takime të fshehta të cilat i konfirmoi Kovaçevski, të dalin me ndonjë zgjidhje”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Ndërsa drejtori i Ndërmarrje Qarkulluese Publike Aleksandar Stojkovski ka deklaruar se borxhin ndaj transportuesve privatë e ka trashëguar ndërsa do të duhet të shlyhet pasi të përfundojë inspektimi nga Policia financiare dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ndërkaq Arsovska akuzoi transportuesit se kanë vjedhur para nga biltetat./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share