Apel nga MPB-ja: Kujdes nga sms-porositë dhe mesazhet në e-mail!

 

APEL NGA MPB-ja: KUJDES NGA SMS-POROSITË DHE MESAZHET NË E-MAIL!

TENTATIVA MASHTRIMI PËR TË MARRË TË DHËNAT PERSONALE

Qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ditëve të fundit, masovikisht janë duke pranuar SMS-porosi ku njoftohen se ka ndryshime lidhur me dërgesat e pretenduara që duhet t`i marrin.

“Do të paguhet taksa për doganë për numrin e pakos XXX dhe duhet të paguhet në linkun e mëoshtëm”

“Adresë e gabuar, artiklat do të kthehen” – thuhet në një mesazhet që janë marrë nga shumë qytetarë.

Kjo ka sjellë huti tek qytetarët që me të vërtetë kanë qenë në pritje të dërgesave jashtë vendit dhe kanë klikuar në linkun ku u është kërkuar numri i kartelës bankare.

Dukuritë e shpeshtuara të këtyre mesazheve kanë kosntatuar edhe nga Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike të MPB-së.

“Sulmi “fishing” është tentativë mashtrimi përmes dërgimit të mesazhit të rremë që duket si e vërtetë. Sulmey “fishing” kanë për qëllim të mashtrojmë pranuesin e mesazhit dhe ta detyrojnë t`i zbulojë të dhënat personale, të vizitojë ueb-faqe të rreme ose të hap ndonjë shtojcë të ngjitur në mesazhin që është infektuar me virus. Tentativat vijnë përmes postës elektronike, por edhe nga rrjetet sociale, përmes SM-porosive me tekst ose me thirrje telefonike” – thonë MPB.

MPB-ja me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, të dhënave të tyre personale dhe keqpërdorimeve të mundshme dhe pasojave që mund të dalin, bën thirrje që qytetarët të jenë të kujdeshshëm nëse marrin mesazhe të këtilla, të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos i japin të dhënat e tyre personale personave të panjohur dhe atyre që nuk mund t`u konstatohet identiteti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share