Transporti i gazit: Mbyllet Nord Stream 1

EUROPA AKUZON RUSINË SE MUND TA PËRDORË MIRËMBAJTJEN VJETORE SI PRESION POLITIK

Nord Stream 1 një ndër tubacionet më të mëdha të gazit të lëngshëm në Gjermani është ndërprerë për shkak të mirëmbajtjes vjetore. Rrjedhat pritet të ndalojnë për 10 ditë, por qeveritë, tregjet europiane dhe kompanitë janë të shqetësuara se mbyllja mund të zgjatet për shkak të luftës në Ukrainë. Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se po përdorte naftën dhe gazin për të ushtruar presion politik. Ndalimi i furnizimit përmes Nord Stream 1 do të dëmtonte Rusinë si dhe Evropën Perëndimore.

Tubacioni më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, Nord Stream1  është mbyllur për shkak të mirëmbajtjes vjetore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rrjedhat pritet të ndalojnë për 10 ditë, por qeveritë, tregjet dhe kompanitë janë të shqetësuara se mbyllja mund të zgjatet për shkak të luftës në Ukrainë. Tubacioni Nord Stream 1 transporton 55 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik. Mirëmbajtja do të zgjasë nga 11 deri më 21 korrik.

Operatori Nord Stream AG konfirmoi se flukset e gazit do të bien në zero përgjatë gjithë ditëve në vazhdim. Muajin e kaluar, Rusia uli fluksin në 40% të kapacitetit total të tubacionit, duke përmendur kthimin e vonuar të pajisjeve që ishin dërguar në Kanada për t’u riparuar.

Evropa ka frikë se Rusia mund të zgjasë mirëmbajtjen e planifikuar për të kufizuar më tej furnizimin me gaz evropian, duke shkaktuar kështu një krizë energjitike e cila pritet të thellohet edhe më shumë gjatë periudhës së dimrit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se Rusia po përdorte naftën dhe gazin për të ushtruar presion politik, duke thënë se mbyllja e mirëmbajtjes ishte një ngjarje e rregullt dhe e planifikuar. Ka tubacione të tjera të mëdha nga Rusia në Evropë, por flukset kanë rënë gradualisht dhe Ukraina ndaloi një rrugë tranziti të gazit në maj, duke fajësuar ndërhyrjen nga forcat pushtuese ruse.

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa vende evropiane që nuk përmbushën kërkesën e saj për pagesë në rubla. Në vitet e mëparshme, periudha vjetore e mirëmbajtjes në Nord Stream 1 ka zgjatur rreth 10-12 ditë dhe ka përfunduar në kohë. Nuk është e pazakontë që defektet shtesë të zbulohen gjatë mirëmbajtjes rutinë në tubacionet ose infrastrukturën e gazit dhe operatorët mund të zgjasin ndërprerjet nëse është e nevojshme.

Gjermania ka kaluar në fazën e dytë të një plani tre nivelesh emergjente të gazit. Efektet do të ishin akoma më të gjera. Një ndalesë e plotë do t’i mbante çmimet evropiane të gazit më të larta. Çmimet e gazit holandez me shumicë, standardi evropian, janë rritur më shumë se 400% që nga korriku i kaluar. Ndalimi i furnizimit përmes Nord Stream 1 do të dëmtonte Rusinë si dhe Evropën Perëndimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share