Trajanov: LSDM dhe BDI përgatisin ligj për amnisti edhe për të dënuarit e “27 Prillit”

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov tha sonte se është duke u përgatitur ligj i ri për amnisti për të siguruar vota për amendamentet kushtetuese.

“Është përgatitur nga LSDM dhe BDI. Përfshihen ekspertë, prokurorë, avokatë… Është bërë një pasqyrë e veprave penale për të cilat janë gjykuar ish-bartësit e funksioneve publike, janë përfshirë të gjitha veprat që kanë të bëjnë me të dënuarit më 27 prill 2017 dhe ndoshta ka edhe vepra që përfshijnë disa nga bartësit aktualë të funksioneve publike për të cilat është duke u zhvilluar procedurë”, ka thënë Trajanov në emisionin “Samo Vistina”.

Sipas Trajanov, me këtë ligj do të përfshihen të gjitha rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike, të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, si dhe disa nga zyrtarët e pushtetit aktual ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procedura penale.

Nga LSDM mohojnë se po përgatitej një ligj i tillë.

“Drejtësisë nuk do t’i shpëtojë as Gruevski e as kriminelët e VMRO-DPMNE-së. Absolutisht nuk pajtohem se dikush po mendon, dëshiron apo do të mbështesë amnisti për krimet e bëra nga zyrtarët e VMRO-DPMNE-së për 11 vjet”, tha Nenad Kociq nga LSDM./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share