Në Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta ndërsa në Bogorodicë për dalje rreth 30 minuta

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftonë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Në VK Tabanoc pritja për hyrje është rreth 40 minuta, ndërsa në VK Bogorodica pritja për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share