Dy javë pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 14 persona, ky qytet u ndal për 14 minuta, për të nderuar viktimat. Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike.
Qyterarët e Novi Sadit ndaluan nëpër rrugët e këtij qyteti dhe me 14 minuta heshtje, në mënyrë simbolike nderuan viktimat e tragjedisë së 1 nëntorit në stacionin hekurudhor, kur gjatë rrënimit të konstruksionit humbën jetën 14 persona, kryesisht të rinj.
Qytetarëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe deputetë të opozitës parlamentare serbe, të cilët në Beograd, para ndërtesës së parlamentit, 14 minuta qëndruan në heshtje.
Ndërkohë, deri tani është dorëhequr vetëm Ministri i Ndërtimtarisë, Goran Vesiq, duke mohuar fajin dhe përgjegjësinë për vdekjen e 14 personave, pavarësisht se tragjedia kishte ndodhur 2 vte pas rikonstruimit të stacionit hekurudhor, I cili dy herë ishte hapur solemnisht, në një rast gjatë fushatës parazgjedhore.
Hetimet për shkaqet dhe përgjegjësinë për këtë tragjedi është duke e zhvilluar Prokuroria në novi Sad, kurse deri tani janë marrë në pyetje 70 persona, por askush nuk është në paraburgim ose I arrestuar.
Një protestë të re ku do të kërkohen dorëheqje dhe përgjegjësi nga autoritetet qeveritare serbe është caktuar në Novi Sad për të dielën pasdite.