Dhjetëra të vdekur në Indi si pasojë e temperaturave përvëluese

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në dy ditët e fundit, pasi një pjesë e madhe e shtetit verior të Indisë Uttar Pradesh është përfshirë në nxehtësi ekstreme, thanë zyrtarët të shtunën, duke bërë që mjekët të këshillojnë banorët mbi 60 vjeç të qëndrojnë brenda gjatë ditës.

Të vdekurit ishin të gjithë të moshës mbi 60 vjeç dhe kishin kushte shëndetësore që mund të ishin përkeqësuar nga nxehtësia e fortë.

Vdekjet ndodhën në rrethin Ballia, rreth 300 kilometra në juglindje të Lucknoë, kryeqyteti i shtetit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njëzet e tre vdekje u raportuan të enjten dhe 11 të tjerë vdiqën të premten, tha shefi mjekësor i Ballia, Jayant Kumar.

“Të gjithë individët vuanin nga disa sëmundje dhe gjendja e tyre u përkeqësua për shkak të nxehtësisë ekstreme”, i tha Kumar agjencisë së lajmeve Associated Press të shtunën, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Ai tha se shumica e vdekjeve ishin për shkak të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe diarresë.

Diëakar Singh, një tjetër oficer mjekësor, tha se njerëzit u pranuan në spitalin kryesor të Ballia në gjendje kritike.

Të dhënat e Departamentit Meteorologjik të Indisë tregojnë se Ballia raportoi një temperaturë maksimale prej 42.2 gradë Celsius të premten, që është 4.7 celsius mbi normalen.

Vera përvëluese ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë shtetin, duke lënë njerëzit pa ujë të pijshëm apo kondicionerë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share