Tragjedia në Indonezi, mes viktimave 32 fëmijë

Autoritetet kanë ngritur një ekip ekspertësh që pritet të hetojë ngjarjen e rëndë

Është saktësuar numri  i viktimave pas ndeshjes së futbollit e cila u shndërrua në një tragjedi në Indonezi.

Një zyrtar qeveritar bën me dije se nga 125 viktima, 32 ishin fëmijë, të moshave nga 3 deri në 17 vjeç. Për të kuptuar se çfarë e shkaktoi ngjarjen e rëndë autoritet atje kanë ngritur një ekip ekspertësh të pavarur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të afërmit e viktimave shpresojnë se autoritetet do të nxjerrin mësim nga tragjedia dhe do të parandalojnë ngjarje të tilla .

Shpresoj që siguria e stadiumit të përmirësohet në të gjitha aspektet në të ardhmen. Çdo gjë që lidhet me futbollin në Indonezi duhet të përmirësohet. Shpresoj që njerëzit të mund të mësojnë nga kjo tragjedi. Të gjitha departamentet përkatëse, duke përfshirë organizatorin, departamentin e sigurisë dhe Komiteti Ekzekutiv duhet të mbajë përgjegjësi për këtë incident”.

Dhuna dhe huliganizmi kanë shoqëruar prej kohësh futbollin indonezian, por fatkeqësia e fundit është ndër më të rëndat në vend.

FIFA, e ka quajtur  incidentin një ditë të errët për të futbollin  dhe u ka kërkuar autoriteteve indoneziane një raport të plotë  mbi incidentin. Kujtojmë se tifozët, që kishin tejkaluar kapacitetin e vendeve në stadium, u futën në fushë sapo u dëgjua sinjalizimi i fundit i arbrit që mbylli ndeshjen. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit por kjo shkaktoi rrëmujë dhe çoroditje.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share