VIDEO| Momenti kur një i moshuar goditet dhe hidhen në ajër nga demi i tërbuar

Një burrë 82-vjeçar u godit dhe u hodh në ajër nga një dem gjatë festivalit Bou en Corda (Dem në litar)  në Spanjë, në rajonin e Valencias, të dielën, më 4 Dhjetor. Në pamjet e publikuara shihen njerëz duke vrapuar për t’i shpëtuar demit të tërbuar, por mesa duket i moshuari nuk arriti të nxitonte, kështu përfundoi i shtrirë në trotuar me plagë në trup.

Burri u dërgua në spital me traumë në pjesën e përparme të kokës dhe lobin e majtë okupital, si dhe një prerje në dorën e majtë. Mediat lokale e cilësuan gjendjen e tij si “të rëndë”.

Gjashtë persona kanë vdekur gjatë festimeve që përfshijnë dema në rajonin e Valencias të Spanjës vetëm në vitin 2022.

Studiuesja Rosa Fernandez zbuloi se në vitin 2021, 34.7% e popullsisë spanjolle mbështeti festimet që përfshinin demat dhe donin t’i mbanin ato, 44.1% ishin kundër tyre dhe donin që ata të ndaloheshin me ligj dhe 21.2% ishin kundër tyre, por nuk donin që ato të ndaloheshin.

Një grua 60-vjeçare dhe një vajzë 16-vjeçare u trajtuan gjithashtu për plagët e marra në festivalin e fundjavës. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share