Tragjedia në Himarë/ Pushuesit braktisin plazhin e Potamit, vendosin vazo me lule në shenjë ngushëllimi për 7-vjeçaren

Tragjedia e ndodhur në plazhin e Potamit të Himarës ka ngjallur frikë tek pushuesit, të cilët e kanë braktisur atë. I ndodhur në vendin e ngjarjes ku një ditë më parë një skaf me drejtues ish-policin Arjan Tase goditi për vdekje një vajzë 7-vjeçare, gazetari Merin Maçi tregon se aty janë të vendosur disa vazo me lule dhe një kukull në shenjë ngushëllimi për fëmijën e mitur që humbi jetën tragjikisht.

Merin Maçi: Ka ngjallur frikë të pushuesve, të cilët e kanë braktisur plazhin e Potamit, ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Pas krahëve të mi janë disa vazo në shenjë ngushëllimi për fëmijën e mitur. Ndodhet dhe një kukull, që mund të ishte duke luajtur ajo vajzë e mitur që e kishte zgjedhur për të pushuar. Pushuesit e rastit e kanë të vështirë për t’u shprehur për atë ngjarje të rëndë ku skafi goditi në breg fëmijën 7 vjeç. Nga pushues të rastit, ka qenë një skenë që do të jetë e vështirë të fshihet nga memoria sepse për minuta të tëra kanë parë se si e mitura ka vuajtur derisa ka ndërruar jetë ku pushues të rastit kanë dhënë ndihmën e parë, por pavarësisht këtyre, e mitura nuk ka mundur të mbijetojë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas dëshmive të pushuesve të rastit, pas ngjarjes së rëndë ka qenë fillimisht një pushues i huaj i cili e ka marrë vajzën nga bregu i detit për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht fëmija nuk u ka rezituar plagëve të marra. Gazetari Maçi rrëfen se sipas pushuesve të rastit, ish-polici i cili drejtonte skafin që goditi 7-vjeçaren, ka qenë tejet i ftohtë kur ka marrë vesh se vajza ka ndërruar jetë.

Merin Maçi:  Një pushues i huaj ka marrë fëmijën të lënduar nga deti për t’i dhënë ndihmë. Ka qenë babai i vajzës dhe familjarë të cilët kanë tentuar të konfliktohen me personin që drejtonte skafin, ajo që bie në sy nga dëshmitë, nga pushues të rastit thonë se ish-shefi i policisë ka qenë tejet i ftohtë kur ka mësuar se fëmija ka ndërruar jetë. Në deklarimet e para, Arjan Tase ka thënë se ka humbur kontrollin si pasojë e një defekti, ka dhe një analizim të të gjitha bizneseve që ndodhen në zonë. E mitura ka qenë në fillim të bregut duke luajtur dhe është goditur nga skafi.

Gazetari i Tv Klan Maçi shprehet se nuk ka ende një kufizim për zonën e dedikuar të mjeteve lundruese në këtë det.

Merin Maçi: Edhe në momentin që po raportojmë, nuk ka një kufizim për një korsi të dedikuar të mjeteve lundruese dhe lëvizja e tyre duhet të kryhet 300 metra nga zona e pushuesve. Nuk ka një vijë ndarëse të dallueshme se deri në çfarë pike është e lejueshme, nuk ka një vend të dedikuar ku duhet të kalojnë mjetet lundruese./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share