Totti: Do paguaja 200 milionë euro për Salah

Francesco Totti rikthehet të flasë për futbollit dhe këtë e bën në një televizion egjiptian.

Kuptohet, tema kryesore e bisedës do të ishte marrëdhënia që ai ka pasur me Mohamed Salah, një ish-shok i skuadrës te Roma midis viteve 2015 dhe 2017:

“Salah është një nga 10 lojtarët më të fortë në botë dhe unë kam një marrëdhënie me të që shkon përtej futbollit”, – shprehet Totti, i cili megjithatë nuk ka dyshime se cilët janë më të mirët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Messi dhe Ronaldo mbeten më të mirët. Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, Messi është më teknik, Ronaldo është më shumë lojtar për ekipin”.

Ish-numri 10 i verdhekuqve fokusohet edhe te cilësitë njerëzore të “Faraonit”.

“Salah, përpara se të jetë lojtar i madh, është një djalë i jashtëzakonshëm, i përulur, i sjellshëm dhe gjithmonë i disponueshëm. Nuk kemi shumë histori bashkë, ai bënte jetën e tij, stërvitej dhe shkonte në shtëpi te bashkëshortja. Ai zhvilloi një kampionat të madh me ne dhe e dija se po të shkonte te një ekip si Liverpooli do të ishte bërë edhe më i fortë.

Po të isha president i një skuadre, do t’i paguaja të paktën 200 milionë për të”.

Totti bën edhe një kritikë për “France Football” dhe kriteret për caktimin e çmimit individual “par excellence” të futbollit botëror, Topin e Artë: “Sinqerisht, në karrierën time 30-vjeçare nuk e kam kuptuar ende si mund ta fitoj Topin e Artë: nëse është një çmim ekipor apo një çmim individual”, – thekson ish-kapiteni i Romës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share