1 viktimë e disa të zhdukur. 90 mijë ndërtesa pa energji
Këto janë pasojat shkatërrimtare të një serie tornadosh, disa prej të cilave gjigante, që goditën orët e fundit rajonet jugore të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet kanë konfirmuar deri më tani 1 viktimë në juglindje të Oklahomës, ku tornadot goditën një zonë të banuar, duke shkatërruar disa banesa. Numri i të zhdukurve është i lartë dhe mund të rëndojë në orët në vazhdim bilancin e viktimave.
Krahas Oklahomës, vorbullat e fuqishme të ajrit kanë shkaktuar dëme edhe në Teksas, Arkansas e Luiziana. Erërat arritën një shpejtësi prej më shumë se 60 kilometrash në orë. Sollën me vete edhe reshje të dendura shiu që përmbytën disa zona.
Deri më tani numërohen të paktën 90 mijë ndërtesa pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit. Meteorologët presin shtim të intensitetit të tornadove gjatë kësaj të Shtune.
Tv Klan