“Vritet gjenerali rus në Ukrainë”

Një gjeneral rus është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindore. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar i medias shtetërore ruse.

Bëhet fjalë për gjeneral-major Roman Kutuzov, i cili është një nga disa ushtarakët e lartë rusë që ka mbetur i vrarë në frontin e luftës.

Megjithatë, nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe vendi ku mbeti i vrarë gjeneral-majori rus.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk është bërë asnjë koment. Vdekjet në luftën e Ukrainës, Rusia po i klasifikon si sekrete shtetërore, raporton Reuters, dhe nuk i ka përditësuar shifrat zyrtare të ushtarëve të vrarë që prej 25 Marsit.

Ndërkohë, forcat ruse kanë intensifikuar luftimet në Sievierodonetsk, qytet kyç në rajonin lindor të Donbasit. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share