Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që kanë goditur qytetin Cole në shtetin amerikan të Oklahomës. Bilanci i viktimave pritet të rritet në orët në vijim ndërsa përpjekjet e të kërkimit-shpëtimit vijojnë ende për të bllokuarit.
Moti i keq i cili ka përfshirë të gjithë rajonin ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike duke lënë në errësirë të paktën 20,000 njerzve.
Shtëpi të tëra janë rrafshuar nga moti i keq ndërsa autoritetet atje u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin.
Përveç tornadove që goditën 3 shtete, moti i keq ka sjellë breshër dhe erëra të forta.
Klan News