G7 diskuton për çmimin tavan për naftën dhe gazin rus

Moska: Absurditet! Sasia e destinuar për Europën do shitet tjetërkund

Vendosja e një çmimi tavan për gazin dhe naftën ruse është një ide që po gjen gjithnjë e më tepër mbështetje mes liderëve të Bashkimit Europian, mes të cilëve edhe Presidentja e Komisionit, Ursula fon der Leyen.

“Besoj fortë se tani është koha për një kufi çmimin për gazin rus që vjen nga gazsjellësit”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Propozimi që ka mbështetjen edhe të SHBA e Britanisë së Madhe parashikon që aleatët të detyrojnë Rusinë t’ua shesë me çmimin e përcaktuar prej tyre naftën dhe gazin, në kushtet kur Perëndimi nuk përjashton si alternativë edhe bllokimin e plotë të importeve nga Rusia.

Ideatorët përllogarisin që çmimi të jetë aq i ulët sa Moska të mos arrijë të financojë fushatën ushtarake në Ukrainë dhe ajo të dështojë. Kjo ide do të diskutohet edhe në samitin e G7-ës që nis këtë të premte në Gjermani.

Por zv/kryeministri rus Aleksandër Novak e quajti absurditet këtë propozim dhe paralajmëroi se sasinë e destinuar për tregun europian, Moska do ta shesë tek klientë të tjerë. Planet për bllokimin e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia kanë shkaktuar çrregullime në tregjet botërore, saqë çmimet e energjisë për këtë dimër në Europë po arrijnë nivele marramendëse.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share