Topi i Artë! Karim Benzema i del në mbrojtje Viniciusit, jep kritika për Rodrin…

Karim Benzema ka ndarë mendimin e tij për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, i cili fitoi Topin e Artë përpara Vinicius Junior të Real Madridit.

Sulmuesi francez zbuloi gjithashtu se ka folur me brazilianin, i cili është i trishtuar për humbjen nga spanjolli.

“Kam folur me Vinin, ai është i trishtuar… është gjithashtu normale. Ai e meritonte të fitonte Topin e Artë”, deklaroi Benzema.

 

“Nuk kam asgjë kundër Rodrit, lojtar i mirë… por jam në ulëse duke parë televizor dhe Rodri nuk bën asgjë që të bën të thuash: ‘UAU’”.

Rodri nuk ishte në dijeni se e kishte fituar Topin e Artë deri një ditë para ceremonisë që u mbajt të hënën e kësaj jave.

 

 

Nga ana tjetër, Vinicius ishte i përgatitur për një kohë të gjatë se do ta merrte çmimin, madje duke bërë edhe aranzhime të tjera për festa.

Kur doli në mediat ndërkombëtare se Rodri do të jetë fituesi, Real Madridi me të gjitha instancat tjera në klub injoruan ceremoninë dhe nuk shkuan në Paris. /Telegrafi/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share