Champions, sot vendoset finalisti i parë

Inter dhe Milan përballen për objektivin madhor

Inter është skuadra e fundit italiane që ka fituar Champions League 13 vite më parë, ndërsa sot në mbrëmje do të luajë derbin me Milan për të vendosur se cili ekip do të shkojë në finale. Sfida e parë ku kuqezinjtë ishin pritës u fitua 2 – 0 nga zikaltërit. Trajneri Simone Inzaghi thotë se këtë avantazh duhet të dinë ta mbajnë.

“E dimë që kemi në avantazh të merituar, por duhet të dimë ta mbrojmë, duke u vendosur mirë në fushë, pasi përballë kemi një ekip cilësor”, tha Inzaghi.

Pjesë e Inter është edhe Kristjan Asllani, i cili nuk pritet të jetë në fushë si titullar, por gjithsesi prania e tij në këtë fazë të Champions League është një sukses.

Milan që e eliminoi Inter 20 vite më parë nga ky turne duhet të bëjë më shumë për të qenë në finalen e 10 qershorit në Stamboll. Trajneri Stefano Pioli mbështet besimin te grupi që mund ta përmbysë rezultatin.

“Asnjë nuk e kishte menduar që Milan mund të arrinte në këtë pikë dhe asnjë nuk mendon që mund të shkojmë në finale. Unë e di që mund të zhvillojnë një ndeshje të mirë, pasi besoj te lojtarët e mi që e kanë cilësinë për ta përmbysur”, u shpreh Pioli.

Finalisti tjetër do të dalë nga përballja Manchester City – Real Madrid që do të luhet nesër. Sfida e parë përfundoi në barazim 1 – 1.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share