“Titanik 2”: Sasho Mijalkovi nuk dërgohet në gjykatë

DREJTORIA PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE DO TË KRYEJË MBIKQYRJE TË JASHTËZAKONSHME

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, konform kompetencave, do t`i ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe do të kryejë mbikqyrje të jashtëzakonshme me qëllim të vërtetimit të situatës faktike, për shkak të cilëve I akuzuari Sasho Mijalkov sot nuk është dërguar nga Burgu I Strugës në gjykim për rastin “Titanik 2”.

“Do të vërtetohet përgjegjësia dhe do të sanksionohen të gjithë ata që kanë bërë lëshime të qëllimshme apo të paqëllimshme. Për mbikqyrjen e jashtëzakonshme, opinion  do të informohet në mënyrë plotësuese” – thonë nga drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve.

Në seancën e sotme për “Titanik 2”, I akuzuari Sasho Mijalkov nuk ishte dërguar nga Burgu I Strugës. Nga Gjykata Themelore Penale kanë konfirmuar se Mijalkovi nuk ishte paraqitur në gjykatë përkundër ftesës së rregullt, për cka gjykatësi para palëve kishte paraqitur edhe dokumentin e dërgimit.

Media të ndryshme njoftojnë se pasi ish-shefi I DSK-së, Sasho Mijalkov, nuk është paraqitur në gjykatë, nga Burgu I Strugës kanë sqaruar se gjykata ka bërë gabim Teknik dhe në vend për ditën e sotme, urdhëri për dërgimin e Mijalkovit ka qenë e datës 12 Dhjetor.

Gjykata Penale në vitin 2019 kishte dënuar Sasho Mijalkovin për marrjen e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Sipas akuzës së PSP-së, ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Strumicë.

Në Dhjetor të vitit të njëjtë, Gjykata e Apelit, shfuqizoi aktvendimin për shkak të cënimeve thelbësore të procedurës dhe rastin e ktheu në rigjjykim.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share