Tiranë: Luanin poker në lokal, shpallet në kërkim pronari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Policisë së Tiranës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Laprakë, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dealer”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– A. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. P., 37 vjeç, N. L., 29 vjeç, dhe F. L., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi N. P., 54 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim N. P., në Laprakë, shtetasit A. N. (punëtor i lokalit) dhe F. P., N. L. dhe F. L. (klientë në lokal), janë konstatuar duke organizuar lojëra fati në një tavolinë pokeri. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambientin për organizimin e lotarive të palejuara, kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin A. N.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi, shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share