Tifozi sulmon me kamxhik futbollistin pas ndeshjes (VIDEO)

Të enjten një tifoz i është hakmarrë sulmuesit maroken, Abderrazak Hamdallah pas fitores 4-1 të Al-Hilal ndaj Al-Ittihad në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Nga videoja që ka shkuar viral, hiqen dyshimet tashmë dhe shihet se Hamdallah goditet nga tifozi dy herë me kamxhik, transmeton klankosova.tv

Menjëherë pas kësaj, sigurimi dhe disa lojtarë të Al-Ittihad nxituan në vendngjarje për t’i dal në mbrojtje të shokut të tyre të skuadrës.

Edhe pse Hamdallah ishte golashënuesi i vetëm në barazimin e së enjtes, duket se fansat mbetën më së shumti të zhgënjyer prej tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share