Futboll: Sot luajnë Sileksi – Shkupi dhe Rabotniçki – Makedonia Gj.P

Issah Kuka: Duhet ta fitojmë edhe këtë përballje

Skuadra e Çairit , FC Shkupi  sot i riktheheni kampionatit vendor në Ligën e Parë, me ndeshjen e  javës së 14-të të sezonit vjeshtor , kundër  Sileksit  në Kratovë

Java që po lëmë pas për Shkupin  nesh ishte mjaftë e ngjeshur meqë të enjten  u përballën në çerekfinale me Rabotniçkin, ndërsa sot  serishë zbresin në fushë kësaj radhe me  Sileksin .

Për ndeshjen e sotme  kundër Sileksit sulmuesi Issah Kuka,  për faqebn zyrtare të klubit pas tjerash ka thënë se ekipi dëshiron të vazhdojë ecurinë pozitive.

Unë nuk dua të flas shumë, e rëndësishme është se jemi një ekip i kompletuar dhe kemi atmosferë shumë pozitive. Duhet ta fitojmë edhe këtë përballje dhe të vazhdojmë me paraqitje të mirë. Të luajmë me zemër dhe të japim më të mirën e mundshme. Sigurisht se edhe unë do mundohem të jap më të mirën e mundshme dhe me ndihmën e Zotit të dalim triumfues edhe nga ky duel”, ka thënë Kuka.

Ndeshja Sileksi – Shkupi luhet të dielën, në stadiumin e qytetit në Kratovë, me fillim nga ora 13:00. Sot  gjithashtu  zhvillohet edhe  ndeshja  mes  dy skuadrave . /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share