Tifo Grupi “Xhebrailat” në përkrahje të Ballkanit në Shkup

Të enjten në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillohet ndesha e parë e play off-it në Conferenc League mes FC Shklupit dhe Ballkanit.

Për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, tifo grupoi ekipit të Ballkanit të njohur me emrin “Xhebrailat” nga Suhareka do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar.

Ata nëpëmjet rrjetit social fejsbuk kanë njoftuar se për të qenë pjesë e këtij udhëtimit, të interesuarit duhet t’i rezervojnë biletat për shkak të interesimit të madhe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky është njoftimi i tyre në rjetin social fejsbuk:

Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.

Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Europë.

NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.

Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share