PSG gati rinovimin me Kylian Mbappe

Sulmuesi do bëhej më i paguari në botë, akord pa klauzolë largimi

PSG po bën gjithçka për të mbajtur Kylian Mbappe. Pavarësisht zërave që e shikojnë sulmuesin pranë Real Madrid, kryeqytetasit francez nuk heqin dorë. Sipas asaj që raportohet nga “Le Parisien”, PSG ka gati propozimin për të rinovuar me 25-vjeçarin.

Duke iu referuar këtyre burimeve, parizienët janë të gatshëm për të paguar 80 milionë Euro në sezon për futbollistin me një kontratë dy-vjeçare, pa përfshirë këtu bonuset për performancën individuale dhe ekipore.

Strategjia aktuale e klubit të Al Khelaifi lidhet me faktin që nëse Mbappe firmos, ai të largohet nga duart e Realit për të paktën dy vite. Gjithsesi, mes palëve do të kishte një klauzolë që 25-vjeçari të largohej në çdo moment pa kosto financiare, por thjeshtë me një letër lamtumire.

Ai do të ishte lojtari më i paguar në Europë deri më tani, pasi përveç pagës, Mbappe do të kishte çmime dhe kontrata reklamimi të garantuara nga Katari. Situatë që nuk i pëlqen aspak ambientit tek Real Madrid, pasi deri më tani ishin të bindur se rruga që të dërgon tek firma me Mbappe ishte më e lehtë se kurrë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share