Theret me thikë kryeshefi i policisë së Strugës, arrestohet sulmuesi

VMRO-DPMNE: THERJE SI NË PËRLESHJET E KLANEVE TË PABLO ESKOBARIT NË KOLUMBI

Një dyzet e katër vjeçar, me incialet S.N, banor i fshatit Veleshtë të Strugës, është arrestuar pas sulmit ndaj shefit të Stacionit Policor të Strugës. Nga MBP-ja njoftojnë se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Strugë, kundër sulmuesit do të ngrihet kallzim penal.

 “Rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë Strugë kanë privuar nga liria S.N. (44) nga fshati Veleshtë i Strugës, pasi dje rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me një objekt të mprehtë e ka sulmuar A.D. (46) nga Struga” – thonë nga SPB Ohër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

VMRO DPMNE rastin e therjes së shefit të Stacionit Policor të Strugës e krahason me përleshjet që ndodhin mes grupeve të krimit në Kolumbi e Brazil.

“Në cilin shtet tjetër, kryeshefi i policisë, përndryshe vëllai i prokurorit, plagoset me thikë, si në klanet braziliane ose si në përleshjet e klaneve të Pablo Eslobarit në Kolumbi. Është evidente se BDI-ja dhe LSDM-ja nga shteti krijuan klanet e tyre të cilët tani përleshen” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Kryesefi i policisë në Strugë, Dritan Ajro është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku janë i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është jashtë rrezikut për jetën. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share