VMRO-LSDM: Në kohë krize akuza për afera e keqpërdorime

VMRO-DPMNE AKUZA PËR KARTEL SOLAR, LSDM-ja PËR HIDROCENTRALET  

 Në kulmin e krizës ekonomike dhe energjetike, Maqedonia e Veriut është mbushur me afera dhe akuza për keqpërdorime të tenderëve.

VMRO-DPMNE-ja akuzon për keqpërdorime nga ana e Qeverisë, para së gjithash të Kryeministrit, Dimitar Kovacevski. Në aferën e re të ashtuquajtur “Numëratori” thonë se firma e Kovacevskit dhe kumbarit të tij ka përfituar 2 milionë euro nga tenderat shtetëror.

“Karteli solar i përbërë nga Kovacevski dhe kumbari Goran Paunov është krijuar dhe ka nis të rrotullojë miliona me ardhjen në pushtet të LSDM-së. Afera “Numëratori” tregon se një grup i vogël ka bërë cerdhe në strukturat më të larta të qeverisë dhe ka tregtuar me ndikime për përfitime personale”,deklaroi Mile Lefkov deputet i VMRO DPMNE-së.

Në vend të gënjeshtrave të fabrikuara për Kovacevskin, VMRO-DPMNE të kërkojë nga Mickoski që pa pagesë t`ua jep rrymën nga hidrocentalet e tij qytetarëve të vendt – reagojnë socialdemokratët.

“Mickoski është themelues dhe pronar i firmës “Energotek” me të cilën hynë në konzorciumin “Minka – Energo tek”. Në vitin 2015 nga Qeveria e Nikola Gruevskit fiton 33 metër katror tokë shtetërore dhe ndërton hidrocentrale. Nëse do të ishte i shqetësuar për standardin e qytetarëve, Mickoski pa pagesë do t`ua jepte rrymën e hidrocentraleve”, deklaroi Darko Kaevski deputeti i LSDM-së.

Kjo është afera e dytë për të cilën opozita maqedonase thotë se ndërlidhet me Kryeministrin Kovacevski, i cili gjatë periudhës së kaluar u akuzua për moskryerjen e shërbimit ushtarak në vitin 2001./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share